Insajderi
Botë

‘‘Person i çmendur’’, Shtëpia e Bardhë reagon rreth rastit ku i riu tentoi të hynte i armatosur në pronën e Trump

Insajderi
22 February 2026 - 17:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
‘‘Person i çmendur’’, Shtëpia e Bardhë reagon rreth rastit ku i riu tentoi të hynte i armatosur në pronën e Trump
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtëpia e Bardhë ka bërë reagimin e saj të para mbi incidentin e kësaj mëngjesi në kompleksin e Donald Trump në Florida, ku oficerët e sigurisë qëlluan dhe vranë një burrë të armatosur.

‘’Në mes të natës, kur shumica e amerikanëve ishin të fjetur, Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara veproi shpejt dhe vendosmërisht për të neutralizuar një person të çmendur, të armatosur me një armë dhe një enë me gaz, i cili hyri në shtëpinë e Presidentit Trump.

Autoritetet federale të rendit po punojnë 24/7 për të mbajtur vendin tonë të sigurt dhe për të mbrojtur të gjithë amerikanët. Është turp dhe e pamend se demokratët kanë zgjedhur të mbyllin departamentin e tyre.’’, ka thënë Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark