Insajderi
Lajme

PRAK’u bën thirrje të hiqet tarifa tri euroshe për shoqëruesit në QKUK

Insajderi
23 February 2026 - 15:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PRAK’u bën thirrje të hiqet tarifa tri euroshe për shoqëruesit në QKUK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK) ka reaguar lidhur me vendosjen e tarifës ditore për familjarët apo përcjellësit e pacientëve në vlerë prej tri eurove për 24 orë.

“PRAK thekson se përcjellësi nuk është vizitor, por shpesh pjesë e domosdoshme e kujdesit ndaj pacientit. Familjarët ndihmojnë në sigurimin e barnave dhe analizave jashtë institucionit publik, ushqyerje, higjienë, mobilizim dhe mbështetje emocionale, veçanërisht për fëmijët, pacientët e moshuar, kronikë ose me kufizime funksionale”, thuhet në reagimin e PRAK.

Së këndejmi, kjo shoqatë ka bërë thirrje që të hiqet tarifa dhe të shtohen kapacitetet brenda spitalore për përmbushje të nevojave të pacientëve.

Vendimi i fundit i Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës për të aplikuar një tarifë prej 3 eurosh për çdo 24 orë qëndrim për personat shoqërues të pacientëve mbi moshën 15 vjecare, ka shkaktuar një “stuhi” reagimesh në rrejtet sociale.

Përderisa përmes këtij vendimi specifikohet pagesa për tërë kohën e qëndrimit në spital. Qytetarët po e shohin këtë si një barrë të papërballueshme dhe një dështim të sistetmit për të ofruar kujdesin e duhnur nga stafi mjekësor.

Në lajmin që ka publikuar Gazeta Insajderi, kanë vërshuar komentet e reagimet e ashpra të qytetarëve, teksa shprehen që ata shpesh duhet ta bëjnë punën e infermierit nga ‘zorri’ dhe jo nga qejfi.

“QKUK duhet familjarëve me ja u pagu ka 3 euro që rrijne me ba punen e tyre! Familjaret mundohen, flejne ne karriga me u kujdes per te semurin, ne disa klinika motrat as qe miren me paciente!”, ka komentuar një qytetar.

“O futni 10 euro e kanë lyp këtë qeveri”.

“Qeveria Kurti merr ksi vendime a e din more se njerezit skan kushte me pagu tmerr tmerrr”, ka shkruar një qytetare e nervozuar.

“Mos me kan familjart me u kujdes sidomos nates, pacientat hjekin ndoshta per 1 gote uje e mos te flasim per gjana tjera… ndrrimi nates jan per me fjet as nje pun nuk e kryjn”, ka shkruar një tjetër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark