Vendimi i fundit i Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës për të aplikuar një tarifë prej 3 eurosh për çdo 24 orë qëndrim për personat shoqërues të pacientëve mbi moshën 15 vjecare, ka shkaktuar një “stuhi” reagimesh në rrejtet sociale, shkruan Insajderi.
Përderisa përmes këtij vendimi specifikohet pagesa për tërë kohën e qëndrimit në spital. Qytetarët po e shohin këtë si një barrë të papërballueshme dhe një dështim të sistetmit për të ofruar kujdesin e duhnur nga stafi mjekësor.
Në lajmin që ka publikuar, Gazeta Insajderi kanë vërshuar komentet e reagimet e ashpra të qytetarëve, teksa shprehen që ata shpesh duhet ta bëjnë punën e infermierit nga ‘zorri’ dhe jo nga qejfi.
“QKUK duhet familjarëve me ja u pagu ka 3 euro që rrijne me ba punen e tyre! Familjaret mundohen, flejne ne karriga me u kujdes per te semurin, ne disa klinika motrat as qe miren me paciente!”, ka komentuar një qytetar.
“O futni 10 euro e kanë lyp këtë qeveri”.
“Qeveria Kurti merr ksi vendime a e din more se njerezit skan kushte me pagu tmerr tmerrr”, ka shkruar një qytetare e nervozuar.
“Mos me kan familjart me u kujdes sidomos nates, pacientat hjekin ndoshta per 1 gote uje e mos te flasim per gjana tjera… ndrrimi nates jan per me fjet as nje pun nuk e kryjn”, ka shkruar një tjetër.

“Ska nevoj pagesa, po duhet me ju siguru familjarve se paku nje ulese, ka raste kur duhet kujdesje me shume dite, ku te rrijn ata te shkretit neper koridore a”, shkroi një qytetar.

“Infermmjeret po flejnë familjaret po kujdesen ne perendim srrin familjart po ni ifermjere i ka vetem 10-15 pacjent mu kujdes lete shton numrin 100% te infermjerve dhe ok”, thotë tjetri.
