Insajderi
Lajme

Mishi i freskët kapët duke u transportuar në kushte të këqija në Klinë

Insajderi
24 February 2026 - 10:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mishi i freskët kapët duke u transportuar në kushte të këqija në Klinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është gjetur dhe sekuestruar një sasi e mishit të freskët pa dokumente përcjellëse si dhe duke u transportuar në kushte të cilat janë në kundërshtim me ligjin.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 22.02.2026 rreth orës 23:55, në rrugën “Sadik Rama”, në Klinë.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin janë njoftuar dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

“Raportohet se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur një sasi e mishit të freskët pa dokumente përcjellëse si dhe duke u transportuar në kushte të cilat janë në kundërshtim me ligjin. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark