Insajderi
Lajme

Prokuroria hap rast për kallëzim të rrem ndaj një gruaje, pretendonte se u dhunua nga dy burra në Vushtrri

Insajderi
25 February 2026 - 14:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokuroria hap rast për kallëzim të rrem ndaj një gruaje, pretendonte se u dhunua nga dy burra në Vushtrri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se ka hapur rast për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” ndaj një personi me iniciale V.V., përkitazi me një denoncim të një dhunimi që e njëjta ka paraqitur ndaj dy personave.

E njëjta ka deklaruar se është dhunuar nga dy burra në Vushtrri të cilët me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për dyzetë e tetë (48) orë.

Me urdhër të prokurorit, personi që e ka denoncuar dhunimin është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku pas ekzaminimit tek e dëmtuara nuk janë konstatuar kurrfarë dëmtime në organet gjenitale, e për rrjedhojë nuk janë realizuar asnjëra nga elementet e veprave penale kundër integritetit seksual, e po ashtu asnjë vepre tjetër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare.

Në mungesë të këtyre elementeve të pandehurit janë liruar nga qendra e ndalimit ku ishin vendosur paraprakisht, ndërkaq rasti ndaj denoncueses vazhdon në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark