Insajderi
Lajme

Përleshje fizike te “Bregu i Diellit”, mbetet i lënduar një person – Policia jep detaje për Insajderin

Insajderi
26 February 2026 - 22:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përleshje fizike te “Bregu i Diellit”, mbetet i lënduar një person – Policia jep detaje për Insajderin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta Insajderi raportoi se rruga “Vëllezërit Gërvalla” në kryeqytet ishte bllokuar nga Policia. Arsyeja e këtij bllokimi po del të jetë një përleshje fizike, si pasojë e së cilës një person ka mbetur i lënduar.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Enis Pllana, i cili njoftoi se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana për Insajderin.

Pllana konfirmoi gjithashtu se personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark