Insajderi
Lajme

U kap duke vozitur i pirë, policia ia merr patentë shoferin për gjashtë muaj dhe e gjobit shoferin në Ferizaj

Insajderi
01 March 2026 - 18:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U kap duke vozitur i pirë, policia ia merr patentë shoferin për gjashtë muaj dhe e gjobit shoferin në Ferizaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndëshkuar një shofer në Ferizaj të dielën në ora dy të natës, pasi që i njëjti po voziste nën ndikimin e alkoolit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se, pas testimit me alkooltest, rezultati ka qenë 1,12 promila. Për rrjedhojë, policia i ka shqiptuar shoferit gjobë në vlerë prej 300 euro, i janë vendosur dy pikë negative dhe i është marrë patentë shoferi për gjashtë muaj, shkruan Insajderi.

Njoftimi i PK:

Ferizaj, 01.03.2026

Me datën 01.03.2026, rreth orës 02:30, patrulla e stacionit policor në Ferizaj, gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Golf me targa vendore.

Gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit të shoferit të automjetit, është konstatuar se shoferi I.B. (38 vjeç) po qarkullonte nën ndikimin e alkoolit. Pas testimit me alkooltest, rezultati ka qenë 1.12 promila.

Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro, 2 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 6 muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të respektimit të ligjit dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë Rajonale të Ferizajt.

Çdo shkelje apo rrezik në komunikacion mund të raportohet përmes: 192, 0290/326-250, 0290/322-406,

Aplikacionit “Lajmëro Policinë”

Të gjitha informacionet e raportuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark