Insajderi
Botë

Trump: Sapo fundosëm nëntë anije iraniane, po ndjekim edhe të tjera

Insajderi
01 March 2026 - 19:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump: Sapo fundosëm nëntë anije iraniane, po ndjekim edhe të tjera
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka njoftuar për fundosjen e nëntë anijeve iraniane përgjatë së dielës nga forcat amerikane.

Përmes njoftimit të shpërndarë nëpër rrjete sociale, Trump thotë se përveç nëntë anijeve, shkatërruan edhe selitë e tyre detare, shkruan Insajderi.

“Sapo më njoftuan se kemi shkatërruar dhe fundosur 9 anije detare iraniane, disa prej të cilave relativisht të mëdha dhe të rëndësishme. Do t’i ndjekim të tjerat – edhe ato së shpejti do të lundrojnë në fund të detit! Në një sulm tjetër, ne shkatërruam kryesisht selinë e tyre detare. Përveç kësaj, marina e tyre po ia del shumë mirë”, ka deklaruar Trump.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark