Insajderi
Show

Xheneta Fetahu nën spekulime për “Ferma VIP”: Ndjekësit vërejnë një sinjal të mundshëm

Insajderi
02 March 2026 - 09:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Xheneta Fetahu nën spekulime për “Ferma VIP”: Ndjekësit vërejnë një sinjal të mundshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas suksesit të saj pas BBVK, emri i Xheneta Fetahut po qarkullon fuqishëm si një nga kandidatët e mundshëm për edicionin e ri të Ferma VIP.

Fansat po spekulojnë për rikthimin e saj në reality show, sidomos pas postimeve të fundit në rrjetet sociale.

Kur u pyet nga ndjekësit në Instagram nëse do të marrë pjesë, Xheneta nuk dha një përgjigje të prerë.

Xheneta Fetahu/InstaStory

Ajo postoi një “Hmmmmmmm” së bashku me një fotografi ku shfaqej me kapele prej kamoshi, detaj që duket se i përshtatet atmosferës së programit.

Në formatet televizive, personazhet e njohur shpesh shmangin përgjigjet e drejtpërdrejta për të ruajtur misterin dhe kuriozitetin e publikut.

Në këtë rast, heshtja e saj po interpretohet nga fansat si një shenjë e mundshme e pjesëmarrjes.

Mbetet të shihet në javët e ardhshme nëse Xheneta do t’i bashkohet sfidave të Ferma VIP dhe si do të ndikojë kjo në dinamikën e edicionit të ri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark