Insajderi
Lajme

Thirrje për xhihad në rrjetet sociale – dënohen me burgim dy persona në Prishtinë

Insajderi
02 March 2026 - 09:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Thirrje për xhihad në rrjetet sociale – dënohen me burgim dy persona në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Denis Bytyqi  është dënuar me 2 vjet burgim dhe Enis Bytyqi me një vjet burgim, nën akuzat për përçarje dhe mosdurimit, e ku në rrjetet sociale “facebook” dhe “tiktok” kishin për thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad.

Ndonëse nuk ishin të pranishëm, megjithatë, aktgjykimin dënues e shpalli kryetarja e trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Viloeta Namani – Hajra, ndërsa në trup gjykues ishte Lutfi Shala si dhe Kushtrim Shyti.

Me këtë rast, Denis Byqyit i ndërpritet masa e paraburgimit, me arsyetimin se kanë pushuar shkaqet për vazhdimin e kësaj mase.

Ndaj këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të vendimit në formë të shkruar.

Gjykatësja theksoi se telefonat që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale, konfiskohen.

Ndryshe, dy të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare më 9 tetor 2025.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark