Insajderi
Lajme

“Na duhet kandidati/ja që i siguron 81 vota” – Kurti deklarohet para takimit me Abdixhikun

Insajderi
02 March 2026 - 14:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Na duhet kandidati/ja që i siguron 81 vota” – Kurti deklarohet para takimit me Abdixhikun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar para takimit me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për çështjen e presidentit, shkruan Insajderi.

Duke hyrë në Kuvend, Kurti është shprehur se u nevojitet një kandidat/e që siguron 81 vota në Kuvendin e Kosovës.

“Po i vazhdojmë përpjekje për të përmbyllur me sukses edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit. Na duhet kandidati apo kandidatja që siguron 80 vota në sallë. Pas takimit me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën, po takohemi edhe me kryetarin e LDK gjithçka brenda fare pak ditësh do të merret vesh”, tha Kurti para gazetarwve.

Me afrimin e 4 marsit, që është edhe afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit, ky takim shihet si përcaktues për të ardhmen politike të vendit.

Nëse palët nuk arrijnë marrëveshje brenda këtij afati, Kosova rrezikon të shkojë automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark