Insajderi
Lajme

LDK nuk merr pjesë në votimin për president pa marrëveshje politike me Kurtin

Insajderi
03 March 2026 - 15:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
LDK nuk merr pjesë në votimin për president pa marrëveshje politike me Kurtin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas takimit të tretë me radhë me Kurtin, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur sot një takim me anëtarët e grupit parlamentar.

Pas mbledhjes, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, përjashtoi mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja, ndërkohë shtoi se deri tani nuk kanë marrëveshje me VV-në.

Por, një gjë është e sigurt: LDK nuk do të jetë prezente në seancën ku pritet të votohet presidenti, në rast se s’ka marrëveshje politike me partinë e Kurtit.

“Pa marrëveshje politike, nuk marrin pjesë në votimin për presidentin”, i tha ky burim Insajderit.

Sidoqoftë, Mustafa sot nuk përjashtoi mundësinë që Abdixhiku të takohet sërish me Kurtin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark