Insajderi
Lajme

Ndërpritet qarkullimi nga udhëkryqi Gjakovë – Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik, MINT del me njoftim

Insajderi
04 March 2026 - 08:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndërpritet qarkullimi nga udhëkryqi Gjakovë – Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik, MINT del me njoftim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se sot më 4 mars 2026, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi Gjakovë – Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

“Në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të ““Rrugës Nacionale N9, segmenti Kijevë – Dollc (LOT-4)”, do të realizohet riparimi (sanimi) i gropës pranë Urës nr. 7, në kilometrat 10+893.15 deri në 10+947.32, në vendin e njohur si Kalaja e Dollcit”. Për shkak të zhvillimit të punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi Gjakovë – Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftim.

Ndërprerja e trafikut do të realizohet në intervalin kohor, nga ora 08:00, deri në përfundimin e riparimit (sanimit) të gropës, por jo më gjatë se 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark