Insajderi
Botë

Donald Trump: Do t’i shkëpusim të gjitha raportet tregtare me Spanjën

Insajderi
04 March 2026 - 08:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Donald Trump: Do t’i shkëpusim të gjitha raportet tregtare me Spanjën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin tërë tregtinë me Spanjën pasi vendi evropian refuzoi të lejojë ushtrinë amerikane të shfrytëzojë bazat e saj për misione të ndërlidhura me sulmet në Iran.

“Spanja ka qenë e tmerrshme”, tha Trump para gazetarëve gjatë një takimi me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, duke shtuar se ai i ka thënë Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, të “ndërpresë të gjitha marrëdhëniet tregtare” me Spanjën.

“Do të ndërpresim të gjitha tregtitë me Spanjën. Ne nuk duam të kemi të bëjmë asgjë me Spanjën”, shtoi ai.

Komentet e Trumpit erdhën pasi ShBA-ja zhvendosi 15 avionë, përfshirë anije cisternash për furnizim me karburant, nga bazat ushtarake Rota dhe Moron në Spanjën jugore, pasi udhëheqja socialiste e vendit tha se nuk do të lejonte që ato të përdoren për të sulmuar Iranin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark