Insajderi
Lajme

Nagavci pasi u demantua nga Presidenca: Unë sot ia garantojë votat e Lëvizjes Vetëvendosje, e them publikisht

Insajderi
04 March 2026 - 20:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nagavci pasi u demantua nga Presidenca: Unë sot ia garantojë votat e Lëvizjes Vetëvendosje, e them publikisht
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pasi u demantua pikërisht në kohën  sa ishte në konferencë nga zyra e presidencë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje megjithatë gjeti një zgjidhje për t’u përgjigjur në atë që presidenca e quajti gënjeshtër që VV ia kishte ofruar Vjosa Osmanit nënshkrimet e deputetëve të saj për të shpallur kandidaturën por që ajo gjoja paska refuzuar.

E kur u zu ngushtë nga gazetaret të cilët ia lexuan reagimin demant aty në konferencë, Nagavci u zotua duke siguruar se do t’ia garantojë Osmanit votat e VV-së.

“Zonjës Learta për të cilën unë e njoh personalisht por edhe zonjës presidente unë sot ia garantojë votat e Lëvizjes Vetëvendosje, e them publikisht. Nëse flasim për nënshkrime të deputetëve, nëse themi që nuk është e vërtete unë sot garantoj në emër të Lëvizjes që do të ofrojmë votat për të vazhduar me garë tutje”, tha ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark