Një person i vdekur është gjetur në një ashensor që punonte në lagjen Dardania në Prishtinë. Ai nuk është banor i ndërtesës.
Dy punëtorë fizik, kishin hyrë sot në një ndërtesë në lagjen Dardania në Prishtinë. Puna e tyre ishte pastrimi i ashensorit që nuk punonte qysh prej përfundimi të luftës.
Por ajo çfarë kishin gjetur, nuk kishte të bënte me bërllokun. Kanë gjetur një trup të pajetë. Një kufomë e cila ende nuk dihet se kur është vrarë.
Ngjarja ka ndodhur sot rr rreth orës 17:00 ne rrugën “Idriz Gjilani” në Dardani .
Në hyrjen 15 të banesave kolektive, dy punëtorë krahu gjatë pastrimit të ashensorit me qëllim të ri-funksionalizimit te tij, dyshohet se kanë hasur në një kufomë. Me rastin është njoftuar policia e cila ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po i kryen hetimet.
Një banor i kësaj ndërtesë, thotë se hapësira e ashensorit ku ndodhej kufoma përveç mbeturinave ka qenë e mbushur edhe me ujë.