Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është gjetur një trup i pajetë në fshatin Istog i Poshtëm.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se rreth orës 14:55 policia është njoftuar nga një person i cili kishte hasur në një trup të pajetë në zonën e quajtur Mali i Popit.
Sipas tij, personi që e ka gjetur trupin dyshon se mund të jetë vëllai i tij, i cili kishte qenë i zhdukur, por ende nuk ka konfirmim zyrtar për identitetin e viktimës.
“Në ora 14:55, një person ka njoftuar policinë. Në fshatin Istog i Poshtëm, te Mali i Popit, është gjetur një trup i pajetë. Personi që e ka gjetur dyshon se është vëllai i tij, por ende nuk ka konfirmim”, ka deklaruar Gashi.