Insajderi
Lajme

Ndalohet për 48 orë personi që sulmoi në Ferizaj punëtorin fizik

Insajderi
07 March 2026 - 22:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ndalohet për 48 orë personi që sulmoi në Ferizaj punëtorin fizik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përgjatë ditës së shtunë u raportua për një rrahje që ia kishte bërë një shofer një punëtori fizik. Sulmuesi kërkonte me ngulm që të kalonte në një vendpunishte ku ishin vendosur shenjat sinjalizuese për mos kalim.

Gazeta Insajderi përmes burimeve ka marrë vesh se i dyshuari është punëtor i kompanisë “Besa Security”, i angazhuar për bartje parash.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “sulmi”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për Insajderin se në lidhje me rastin është intervistuar i dyshuari me inicialet B.J (23 vjeç) dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark