Insajderi
Lajme

Rrahu punëtorin në Ferizaj pasi s’e la të kalonte në vendpunishte, i dyshuari është punëtor në këtë kompani

Insajderi
07 March 2026 - 20:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rrahu punëtorin në Ferizaj pasi s’e la të kalonte në vendpunishte, i dyshuari është punëtor në këtë kompani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përgjatë ditës së shtunë u raportua për një rrahje që ia kishte bërë një shofer një punëtori fizik. Sulmuesi kërkonte me ngulm që të kalonte në një vendpunishte ku ishin vendosur shenjat sinjalizuese për mos kalim.

Gazeta Insajderi përmes burimeve në polici ka marrë vesh se i dyshuari është punëtor i kompanisë “Besa Security”, i angazhuar për bartje parash.

Sipas këtyre burimeve, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “sulmi”.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur për Insajderin se viktima është intervistuar, teksa pritet të intervistohet edhe i dyshuari.

Gazeta Insajderi publikoi pamjet e momentit të sulmit:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark