Dy vjedhje të rënda brenda më pak se gjysmë ore janë raportuar përgjatë së dielës në Komunën e Prizrenit.
Përgjatë orës 20:50, në rrugën Fazli Grajqevci është raportuar se hajnat janë futur në shtëpinë e ankuesit dhe dyshohet kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.
“Rr. Fazli Grajqevci, Prizren 08.03.2026-20:50. Është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar me ç’rast dyshohet se kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse . Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 21:15 në rrugën “Demastioni”, ku hajnat dyshohet se vodhën stoli ari dhe para të gatshme.
“Rr.Demastioni, Prizren 08.03.2026-21:15. Është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar me ç’rast dyshohet se kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse . Rasti nën hetime”, vijon raporti. /Insajderi.org/