Insajderi
Lajme

Dy vjedhje brenda gjysmë ore në Prizren- Hajnat marrin stoli ari dhe para

Insajderi
09 March 2026 - 08:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy vjedhje brenda gjysmë ore në Prizren- Hajnat marrin stoli ari dhe para
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy vjedhje të rënda brenda më pak se gjysmë ore janë raportuar përgjatë së dielës në Komunën e Prizrenit.

Përgjatë orës 20:50, në rrugën Fazli Grajqevci është raportuar se hajnat janë futur në shtëpinë e ankuesit dhe dyshohet kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

“Rr. Fazli Grajqevci, Prizren 08.03.2026-20:50. Është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar me ç’rast dyshohet se kanë vjedhur stoli ari dhe  para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse . Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 21:15 në rrugën “Demastioni”, ku hajnat dyshohet se vodhën stoli ari dhe para të gatshme.

“Rr.Demastioni, Prizren 08.03.2026-21:15.  Është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar me ç’rast dyshohet se kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse . Rasti nën hetime”, vijon raporti. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark