Insajderi
Lajme

Xhavit Haliti mohon egzistencën e FARK-ut

Insajderi
26 April 2016 - 23:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Xhavit Haliti ka dhënë një deklaratë të fortë gjatë një interviste televizive duke mohuar egzistencën e Forcës së Armatasur të Kosovës.

“Krejt çka asht thënë është propagande. S’ka pasur FARK, ka qenë veç një ide e imja. Na e kemi pasur një UÇK për të cilën ka qene i informuar edhe Kryeministri edhe Rugova. Kanë qenë dy grupe te oficerëve, të dyja të pavarura nga njëra-tjetra. Ne nuk kemi lejuar të dorëzojmë pa çelësa një krijesë tonën UÇK-në, kjo s’kishte me qenë normale. Te gjithë ata qe kane hy në UÇK kanë hy me marrëveshje dhe kanë marrë grada”, ka thënë Haliti.

Madje sipas tij, UÇK nuk ka negociuar me FARK, por ka negociuar me Ahmet Krasniqin, komandantin e vrarë gjatë luftës porse ai, sipas Halitit, nuk ka qenë ministër.

“Na s’kemi negociue me FARK, na kemi negociue me Ahmet Krasniqin, e ai s’ka qene minister. Kur jemi takue me Ahmet Krasniqin, Adem Demaçi ka qene si garantues për te dy. Kemi diskutue per fondin, forcat ajrore, dhe u kerkue qe komunikatat e UÇK-s me dale nga dikund tjetër. S’ka pase marreveshje per me iu bashkue strukturat e as ministria…Per mue loja u zhvillue – kush po e merr ne kontroll UÇK’n”, tha nder tjera Haliti ne kohen kur ishte ne UÇK”, ka thënë Haliti.

Ai shtoi se nuk është bërë kurrfarë marrëveshje me FARK-un dhe se për këtë ka fakte.

“Jane njerez te vegjel ata qe donë me u marre me ketë gja”, tha ai. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark