Insajderi
Lajme

Rasti i gruas që humbi jetën pasi u shkel nga kamioni ndërtimor në Prizren, Prokuroria deklarohet për Insajderin

Insajderi
11 March 2026 - 15:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rasti i gruas që humbi jetën pasi u shkel nga kamioni ndërtimor në Prizren, Prokuroria deklarohet për Insajderin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta Insajderi ka realizuar një storie lidhur me rastin e Zejnepe Likës, e cila ka humbur jetën në vendngjarje pasi u shkel nga kamioni i kompanisë “Renelual Tahiri”, që po bartte material ndërtimor për ndërtimin e “Frutex Residence” në Prizren.

Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, Prokuroria Themelore në Prizren ka thënë se të dyshuarit S.G iu është zëvendësuar masa e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

“Referuar kërkesës tuaj, nga Prokuroria Themelore në Prizren ju njoftojmë se me datë 11.12.2025, personi i dyshuar S.G., është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor, Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik nga pakujdesia” nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kjo kërkesë është aprovuar nga Gjykata Themelore në Prizren, e cila ndaj të pandehurit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë së Prizrenit, Fitore Mehmeti.

“Po ashtu, ju konfirmojmë se ndaj të dyshuarit S.G., më pas masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Një vendim i tillë është marrë pasi që prokurori i rastit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale në kuadër të hetimeve, përfshirë edhe marrjen në pyetje të të pandehurit dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar, përkatësisht bashkëshortit të viktimës, i cili në prezencën e avokatit Gent Gjini, në procesverbal ka deklaruar se familjet janë pajtuar mes vete sipas zakoneve, një rrethanë e tillë nuk është determinuese për Prokurorinë, duke marrë parasysh që rastet e tilla kryhen nga pakujdesia, masa e paraburgimit për tu vazhduar për një muaj është masë e rëndë dhe e panevojshme, ngase nuk përmbushen kushtet ligjore për një masë të tillë”, vijon deklarimi i zëdhënëses së Prokurisë së Prizrenit.

“Ndërkohë, përfaqësuesi i të pandehurit përmes një parashtrese ka dorëzuar në Prokurori një dokument që i referohet një marrëveshjeje pajtimi ndërmjet familjes së të pandehurit dhe familjes së viktimës, e cila është ofruar në prani të avokatit mbrojtës. Ky dokument është administruar në shkresat e lëndës. Megjithatë, në dokumentin e bashkëngjitur nuk bëhet fjalë për ndonjë shumë të caktuar të kompensimit financiar”.

Ndërkaq, sa i përket pretendimeve lidhur me përgjegjësinë të kompanive ndërtimore që kanë operuar në zonën ku ka ndodhur rasti, thuhet se në rrethanat e deritanishme të konstatuara, ngjarja ka ndodhur në rrugë publike, për çka në këtë fazë të hetimeve, Prokuroria është duke ndërmarrë veprime në drejtim të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik nga pakujdesia”.

Prokuroria më tej ka thënë se përfaqësuesi I pales së dëmtuar ka dorëzuar kallëzim penal, i cili më pas do të vlerësohet në kuadër të procedures hetimore.

Çka deklaroi familjarja e viktimës dhe avokati? Storia e Gazetës Insajderi:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark