Insajderi
Lajme

Hoxhaj: Raketat kineze në Serbi rrezikojnë stabilitetin rajonal, NATO duhet të parandaloj forcimin

Insajderi
13 March 2026 - 11:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Hoxhaj: Raketat kineze në Serbi rrezikojnë stabilitetin rajonal, NATO duhet të parandaloj forcimin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas blerjes se raketave supersonike nga Serbia prej Kinës.

Ai tha se ky zhvillim përbën shqetësim.

“Serbia që po siguron kapacitete goditëse hipersonike me raketa kineze ngre pyetje serioze për sigurinë rajonale. Ballkani nuk mund të përballojë rikthimin e mendësisë hegjemoniste apo trashëgiminë e Serbisë që vepron si ‘Rusia e vogël’. NATO duhet të forcojë parandalimin për të mbrojtur stabilitetin”, ka shkruar Hoxhaj.

Serbia bleu raketa balistike supersonike nga Kina, konfirmoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ndërsa Kroacia fqinje kërkoi reagim nga aleanca e NATO-s.

Me këtë blerje, Serbia u bë vendi i parë, pas Pakistanit, që siguroi nga Kina raketa CM-400, me fuqi të madhe shkatërruese.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark