Partia Partia Guxo ka reaguar ndaj raportimeve për dorëheqje të fundit nga strukturat e saj, duke i cilësuar ato si “të pavërteta dhe tendencioze”.
Në reagimin e saj, kjo parti shkon edhe më tej duke i quajtur këto raportime “spekulime”, që sipas saj nuk pasqyrojnë realitetin.
Në reagim thuhet gjithashtu se personat nga Peja që po përmenden në këto raportime kanë paraqitur dorëheqje “plot shtatë herë” deri më tani.
“Publiku duhet ta dijë se nga pompa e titujve medialë se dega dhe kryesia e degës në Deçan kanë braktisur Partinë Guxo, ekziston vetëm një e vërtetë: dy anëtarë të kësaj dege janë tërhequr nga Guxo. Kjo është e gjitha dhe faktet jo vetëm që janë kokëforta, por mund të vërtetohen lehtë”, thuhet mes tjerash në reagimin e GUXO-s, shkruan Insajderi.
Ndryshe, një nga figurat që ka dhënë dorëheqje nga GUXO është deputeti Haxhi Avdyli. Përveç tij, pakënaqësi ndaj udhëheqjes së kësaj partie ka shprehur edhe nënkryetari i saj, Burim Meta.
Reagimi i plotë i GUXO: