Insajderi
Lajme

Kallas reagon për Ligjin për të Huajt: Gati të organizoj takim të nivelit të lartë për dialogun

Insajderi
14 March 2026 - 12:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kallas reagon për Ligjin për të Huajt: Gati të organizoj takim të nivelit të lartë për dialogun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka reaguar për Ligjin për të Huajt dhe Automjeteve.

Kallas ka vlerësuar marrëveshjen e arritur për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt si një hap të rëndësishëm përpara për qytetarët e Kosovës.

Në një postim në X, Kallas theksoi se kjo shënon një moment të ri për dialogun Beograd-Prishtinë dhe është e gatshme të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti.

“Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara në dobi të të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike. Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë këtë të mundur. Duke ecur përpara, zbatimi i marrëveshjeve të kaluara mbetet jetik. Ky progres krijon një moment të ri për dialogun Beograd-Prishtinë, dhe unë jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, shkroi Kallas


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark