Insajderi
Lajme

Lëshimi pe i Qeverisë për Ligjin për të Huajt, reagon Rama: Ballkani Perëndimor në BE nuk është bamirësi

Insajderi
14 March 2026 - 17:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lëshimi pe i Qeverisë për Ligjin për të Huajt, reagon Rama: Ballkani Perëndimor në BE nuk është bamirësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me implementimin e Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet.

Rama është shprehur se Ballkani Perëndimor brenda BE-së nuk është bamirësi, por fitore strategjike.

“Mirëpresim koordinimin Kosovë – BE për Ligjin për të Huajt. Shpërbërja e strukturave paralele është një punë e vështirë. BE-ja duhet t’i përgjigjet këtij guximi duke hequr masat ndëshkuese dhe duke e çuar përpara aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e vetë Evropës”, shkruan Rama në X.

Qeveria e Kosovës ka pranuar të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e komunitetit serb, që nuk kanë dokumente të Kosovës, dhe t’i njohë kartat e identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe- hapa këto që i zbusin pasojat e zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt dhe për automjetet, që hyn në fuqi në 15 mars.

Sipas legjislacionit në fjalë, personat që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës, do të duhet të marrin leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në rrugët e vendit për më shumë se tre muaj, ose në bazë të autorizimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark