Insajderi
Lajme

VV: Asamblistët që i mori AAK-ja i kemi përjashtuar para 10 muajsh

Insajderi
27 April 2016 - 00:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj lajmit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan se dy nga asamblistët e VV-së kanë kaluar në AAK, duke e quajtur këtë lajm si dëshpërim të AAK-së.

Sipas një komunikate të VV-së, thuhet se asamblistët Bilall dhe Shpresa Hadërgjonaj kanë qenë të përjashtuar qysh moti.

“Sqarojmë opinionin se asamblistët Bilall dhe Shpresa Hadërgjonaj janë përjashtuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! më shumë se dhjetë muaj më parë, për shkak të pakënaqësisë së subjektit tonë me mos përfaqësimin e Lëvizjes nga ana e këtyre dy asamblistëve”, ka thënë Frashër Krasniqi nga VV, raporton Insajderi.

Sipas tij, është për keqardhje nevoja e AAK-së që përmes lajmeve të pavërteta të tentojë krijimin e përshtypjes se njerëz të VV-së po kalojnë në atë subjekt.

VV ka ofruar edhe një link të një portali në të cilin raportohet për largimin e këtyre asambleistëve./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark