Insajderi
Botë

Grabitje spektakolare në Kaliforni, banda vodhi 1,7 milion dollarë bizhyteri për 70 sekonda

Insajderi
16 March 2026 - 09:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Grabitje spektakolare në Kaliforni, banda vodhi 1,7 milion dollarë bizhyteri për 70 sekonda
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grabitje e organizuar si në film është filmuar nga kamerat e sigurisë në Kaliforni, ku një bandë grabitësish arriti të marrë bizhuteri me vlerë rreth 1.7 milionë dollarë brenda vetëm 70 sekondash.

Ngjarja ndodhi në qytetin Fremont, në një dyqan bizhuterish, ku disa makina ndaluan me shpejtësi para hyrjes. Nga automjetet zbritën rreth 20 persona të maskuar dhe me kapuç, të cilët hynë menjëherë në dyqan në një sulm të koordinuar.

Të armatosur me çekiçë, grabitësit thyen vitrinat dhe morën ar, diamante dhe bizhuteri të tjera. Sipas autoriteteve, më shumë se tre të katërtat e produkteve të dyqanit u grabitën.

Oficerët arritën të ndjekin vetëm një nga automjetet që u largua me shpejtësi nëpër zona të banuara. Pas një aksidenti dhe një ndjekjeje të shkurtër në këmbë, katër të rinj të moshës 19 dhe 20 vjeç u arrestuan.

Hetuesit dyshojnë se kjo grabitje lidhet edhe me një tjetër vjedhje të ngjashme që ndodhi në Kaliforni, ku u grabitën bizhuteri me vlerë të ngjashme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark