Insajderi
Lajme

Lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë figuron i shuar në ARBK që nga viti 2022 – punonte ilegalisht?

Insajderi
16 March 2026 - 15:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lokali ku ndodhi vrasja në Gjakovë figuron i shuar në ARBK që nga viti 2022 – punonte ilegalisht?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tragjedia që tronditi Gjakovën mëngjesin e sotëm, ku mbeti i vrarë Rasim Binakaj, po nxjerr në dritë detaje të reja që rëndojnë edhe më shumë pozicionin e të dyshuarit, Nexhdet Zymberaj.

Përveç dyshimeve për krimin e rëndë, nga kërkimet e bëra në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), rezulton se biznesi i tij “My Place” figuron i shuar që nga qershori i vitit 2022.

Përveçse punonte në të zezë, lokali nuk ishte i regjistruar fare për gastronomi, pasi në aktivitetet e biznesit të Zymberajt figuron kryesisht tregtia me shumicë e artikujve kozmetikë e farmaceutikë, dhe jo shërbimi në kafene.

Megjithatë, përkundër statusit zyrtar, lokali ka vazhduar të funksionojë lirshëm për klientët deri në momentin e vrasjes.

Rasti, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 05:20 të mëngjesit të këtij 16 marsi. Ndonëse kanë kaluar më shumë se 10 orë nga momenti i krimit, i dyshuari ende nuk është kapur nga Policia dhe ndodhet në arrati.

Në vendin e ngjarjes, ekipet policore kanë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të armës së zjarrit, si dhe një mjet të mprehtë (thikë). Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me detajet e reja të kësaj ngjarjeje…

/Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark