Insajderi
Lajme

Vitia zotohet se do të kryhet brenda 30 muajsh spitali i Ferizajt

Insajderi
17 March 2026 - 10:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vitia zotohet se do të kryhet brenda 30 muajsh spitali i Ferizajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

“Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh”, tha ai në një postim në Facebook.

Vitia u zotua se ky projekt do të realizohet sipas standardeve më të larta.

“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro. Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark