Insajderi
Lajme

Mbi 800 gjoba në rajonin e Ferizajt, policia del me apel: Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik

Insajderi
17 March 2026 - 15:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mbi 800 gjoba në rajonin e Ferizajt, policia del me apel: Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka shqiptuar 814 gjoba trafiku brenda dy javësh në rajonin e Ferizajt, për tejkalim të shpejtësisë.

Nga policia është shtuar edhe se ky aktivitet është realizuar në kuadër të fushatës “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”.

Komunikata:

Tetëqind e katërmbëdhjetë gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizaj

Ferizaj, 17.03.2026

Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë periudhës 01–15.03.2026, ka shqiptuar gjithsej tetëqind e katërmbëdhjetë (814) gjoba ndaj shoferëve të cilët janë kapur duke lëvizur me shpejtësi mbi normat dhe kufizimet e lejuara.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të fushatës “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, e zhvilluar nga data 16.02.2026 deri më 28.02.2026, me moton:

“Mos e mat jetën me kilometra në orë.”

Apel për shoferët:

Shpejtësia e papërshtatshme rrezikon drejtpërdrejt jetën e shoferit dhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja në njerëz.

Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ftohen qytetarët të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Të dhënat e raportuesve ruhen në konfidencialitet të plotë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark