Insajderi
Lajme

Ekstradohet nga Shqipëria një person i dyshuar, prezantohej me dokumente të rreme në Vushtrri

Insajderi
19 March 2026 - 10:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekstradohet nga Shqipëria një person i dyshuar, prezantohej me dokumente të rreme në Vushtrri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person i dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë.

Sipas raportit të policisë, rasti daton nga viti 2017 në Vushtrri, ndërsa më 18 mars 2026 autoritetet shqiptare kanë realizuar ekstradimin e të dyshuarit, shtetas i Shqipërisë.

Ai kishte qenë në arrati dhe dyshohet se ishte pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës, duke u prezantuar me dokumente të kundërligjshme.

Pas pranimit nga zyrtarët policorë që kanë trajtuar rastin, i dyshuari është dërguar në gjykatë për procedura të mëtejme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark