Insajderi
Botë

Lideri i ri i Iranit paralajmëron shtetet fqinje: Sionistët duan të na fajësojnë për sulmet

Insajderi
20 March 2026 - 22:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lideri i ri i Iranit paralajmëron shtetet fqinje: Sionistët duan të na fajësojnë për sulmet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lideri i ri suprem i Iranit ka lëshuar një deklaratë të re me shkrim.

Mojtaba Khamenei akuzoi “armikun sionist” të Iranit se ka kryer sulme me “flamur të rremë” ndaj Turqisë dhe Omanit për të fajësuar Iranin.

Ai tha se kjo taktike “mund të ndodhë edhe në disa vende të tjera”, raporton skynews.

Pavarësisht sulmeve ajrore iraniane në vende të ndryshme të Lindjes së Mesme, Khamenei gjithashtu tha se Irani beson “fort” në forcimin e marrëdhënieve me shtetet fqinje.

Ai premtoi një vit të “ekonomisë së rezistencës nën unitet kombëtar dhe siguri kombëtare”.

Kjo është vetëm deklarata e tretë nga lideri i ri suprem, i cili ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje publike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark