Insajderi
Lajme

Tahiri: Evropa dhe rajoni po marrin masa për përballimin e rritjeve të çmimit, Kosova në gjumë

Insajderi
22 March 2026 - 18:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri: Evropa dhe rajoni po marrin masa për përballimin e rritjeve të çmimit, Kosova në gjumë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qëndrim duarkryq përballë krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve.

Tahiri me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka kërkuar nga Qeveria që urgjentisht të ndërmarrin masa. Ai ka përmendur se si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë ndërmarrë masa për ulje çmimesh, shkruan Insajderi.

“Ndërkohë, Spanja 🇪🇸, tashmë ka vepruar, duke shpallur një paketë prej 5 miliardë eurosh: ulje të TVSH-së për karburantet nga 21% në 10%, subvencione rreth 0.20€ për litër, ulje të taksave të energjisë dhe mbështetje për familjet dhe bizneset”, ka deklruar Tahiri, teksa ka përmendur edhe masat e Sllovenisë për zbutje të krizës së naftës.

“E Qeveria e Kosovës? Në gjumë???”, përmbyll shkrimin Tahiri. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark