Insajderi
Lajme

Ngjarja tragjike në Majac të Podujevës -Prokuroria jep detaje për vrasjen e dyfishtë dhe provat e gjetura në vendngjarje

Insajderi
23 March 2026 - 10:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ngjarja tragjike në Majac të Podujevës -Prokuroria jep detaje për vrasjen e dyfishtë dhe provat e gjetura në vendngjarje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në fshatin Majac të komunës së Podujevës.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona me inicialet I. B. dhe M.G. kanë humbur jetën, ndërsa e dyshuara ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Menjëherë pas pranimit të informatave, Policia e Kosovës dhe ekipet hetimore, së bashku me Prokurorin e Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, kanë dalë në vendngjarje për ndërmarrjen e veprimeve të para hetimore. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri, disa gëzhoja, si dhe prova të tjera materiale të rëndësishme për rastin. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë. Aktualisht, sipas hetimeve preliminare, motivi i këtij rasti ende nuk është i njohur. Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, po zhvillon hetime intensive për ndriçimin e plotë të ngjarjes tragjike”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark