Insajderi
Lajme

Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lënduar

Insajderi
24 March 2026 - 14:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se në aksident ishin përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 13:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore , ndërkaq në aksident janë përfshirë dy vetura. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha zëdhënësi i policisë, Agron Boroci.​


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark