Insajderi
Lajme

“Takimet me qytetarë nuk duhet të ndodhin vetëm kur fillojnë zgjedhjen”- Osmanit i vjen një kunj nga VV’ja?

Insajderi
24 March 2026 - 21:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Takimet me qytetarë nuk duhet të ndodhin vetëm kur fillojnë zgjedhjen”- Osmanit i vjen një kunj nga VV’ja?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se takimet me qytetarët duhet të ndodhin para dhe pas zgjedhjeve.

“Takimet me qytetarë janë thelbësore për një përfaqësim të drejtë dhe të përgjegjshëm. Por kjo nuk duhet të ndodhë vetëm kur fillojnë zgjedhjet – duhet të jetë praktikë e vazhdueshme, para, gjatë dhe pas tyre”, ka deklaruar Bajqinovci, shkruan Insajderi.

Deklarimet e tij vijnë në vazhdën e takimeve që presidentja, Vjosa Osmani, po zhvillon me qytetarë në komuna të ndryshme.

Osmani sot është pyetur nëse po realizon “parafushatë”, por e njëjta ka mohuar një gjë të tillë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark