Insajderi
Lajme

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i dyshuari për grabitje, kërkohej nga INTERPOL-i

Insajderi
24 March 2026 - 22:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i dyshuari për grabitje, kërkohej nga INTERPOL-i
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtetasi kosovar S.N. është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, i cili është i dyshuar për grabitje.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një njoftimi për media, ku thuhet se i dyshuari iu është shmangur drejtësisë dhe po kërkohej përmes INTERPOL-it, shkruan Insajderi.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 24.03.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit Kosovar S.N., nga Gjermania për në Kosovë”, thuhet në njoftim.

“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Gjermane. I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, përmbyllet njoftimi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark