Shtetasi kosovar S.N. është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, i cili është i dyshuar për grabitje.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një njoftimi për media, ku thuhet se i dyshuari iu është shmangur drejtësisë dhe po kërkohej përmes INTERPOL-it, shkruan Insajderi.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 24.03.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit Kosovar S.N., nga Gjermania për në Kosovë”, thuhet në njoftim.
“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Gjermane. I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, përmbyllet njoftimi. /Insajderi.org/