Insajderi
Lajme

E rëndë në Gjermani: Nënë dhe fëmija 3 vjeçar nga Kosova humbin jetën tragjikisht në aksident

Insajderi
25 March 2026 - 14:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E rëndë në Gjermani: Nënë dhe fëmija 3 vjeçar nga Kosova humbin jetën tragjikisht në aksident
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Gjermaninë, ku një nënë dhe fëmija i saj, të dy me origjinë nga Kosova, kanë humbur jetën në një aksident tragjik trafiku në qytetin Schramberg, në rajonin Rottweil.

Sipas autoriteteve në Konstanz, aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:20 të mëngjesit, kur një kamion i rëndë ka dalë nga kontrolli, dyshohet për shkak të një problemi shëndetësor të shoferit.

Kamioni fillimisht është përplasur me disa vetura të parkuara dhe më pas ka dalë në trotuar, ku ka goditur për vdekje nënën dhe fëmijën e saj që ndodheshin aty. Fatkeqësisht, të dy kanë ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e lëndimeve të rënda, shkruan Bild, transmeton Insajderi.

Nga ky aksident i rëndë kanë mbetur të lënduar edhe persona të tjerë, disa prej tyre në gjendje serioze, të cilët janë dërguar për trajtim në spital.

Ndërkohë, shoferi i kamionit ka mbetur i bllokuar brenda automjetit dhe është nxjerrë nga ekipet e zjarrfikësve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark