
Avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi ka thënë se nuk është i njoftuar se për cfarë rasti është duke u kërkuar.
Gashi ka thënë për Insajderin se një rast i njohur kundër tij është pezulluar në vitin 2013.
“Sa i përket rastit të ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla i cili ka qenë një prej të dyshimtëve në rastin ‘Bllaca’, me aktvendim të plotfuqishëm të prokurorit të EULEX-it në 2013 janë pezulluar hetimet kundër tij ngase prokuroria në atë kohë nuk ka gjetur asnjë fakt inkriminues kundër tij”, ka thënë Gashi.
“Sipas dispozitave ligjore ai nuk mund të ndiqet penalisht për rastin e njëjtë, ndërsa sa i përket rastit të sotshëm që është duke u kërkuar nga Policia, mund të jetë rast i ri, por unë nuk mund të deklarohem, derisa të mos kontaktoj me z. Azem Syla”. /Insajderi.com