Insajderi
Lajme

Pas fitores historike, Përparim Rama ia “kujton” Albin Kurtit premtimin prej 500 mijë eurosh: Qiti paret kryeministër

Insajderi
26 March 2026 - 23:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas fitores historike, Përparim Rama ia “kujton” Albin Kurtit premtimin prej 500 mijë eurosh: Qiti paret kryeministër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nata magjike në Bratisllavë nuk ka kaluar vetëm me gola dhe festë, por edhe me “llogari” të hapura.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili u pa duke festuar në tribuna, duket se tashmë ka një “kërkesë” të qartë për Kryeministrin Albin Kurti.

Me mposhtjen e Sllovakisë me rezultat 4-3, kushti i vendosur nga Qeveria në mbledhjen e nëntorit të kaluar është plotësuar zyrtarisht.

Tashmë që “Dardanët” e kryen misionin në fushë, Rama përmes një postimi në Facebook, ku shihet duke pozuar edhe me bashkëpartiak të Kurtit ia ka kërkuar 500 mijë eurot për kombëtaren.

“Qiti paret kryeministër Albin Kurti”, ka shkruar ai./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark