Insajderi
Lajme

Komuna e Gjilanit fillon transmetimin ‘live’ të seancave të kuvendit komunal

Insajderi
27 April 2016 - 10:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komuna e Gjilanit ka filluar të bëjë transmetimin e drejtpërdrejt të seancave të Kuvendit Komunal përmes kanalit Youtube/livesteam.

Për të ndjekur seancat drejtpërdrejt duhet të kërkoni në YouTube kanalin e Komunës së Gjilanit.  Po ashtu, Komuna e poston linkun në faqen e saj zyrtare.

Implementimi i projektit në fjalë është bërë nga Zyra për Informim me Publikun.

Ky projekt sipas zyrtarëve komunal ka një kosto më të ulët sepse deri më tash mbledhjet janë transmetuar në radio e televizione lokale me parapagesa./Insajderi.com

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark