Insajderi
Lajme

Osmani e pret në takim ambasadorin turk, flasin për ushtrinë por edhe për ndeshjen Kosovë-Turqi

Insajderi
27 March 2026 - 17:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani e pret në takim ambasadorin turk, flasin për ushtrinë por edhe për ndeshjen Kosovë-Turqi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim ambasadorin turk, Sabri Tunc Angili.

Sipas njoftimit të presidencës atakanë diskutuar për tema të ndryshme, përfshirë diplomacinë e mbrojtjen.

Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, si historikisht ashtu edhe gjatë mandatit të saj, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe diplomacisë. Presidentja vlerësoi rolin e Turqisë në forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe në përkrahjen e Kosovës në procesin e njohjeve ndërkombëtare.

“Një falënderim i veçantë iu drejtua Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ambasadorit Angılı dhe Ambasadës së Turqisë për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.Të dy palët riafirmuan përkushtimin për forcimin e mëtejmë të partneritetit në funksion të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit”, thuhet në njoftim.

Osmani në këtë takim me diplomatin turk ka folur edhe për ndeshjen në mes të Kosovës dhe Turqisë.

“Në fund të takimit, u përmend edhe ndeshja e ardhshme kualifikuese për FIFA World Cup 2026 qualifiers ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, me ç’rast u shpreh dëshira që kjo përballje të karakterizohet nga fryma sportive dhe respekti i ndërsjellë”, njofton presidenca.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark