Insajderi
Lajme

‘’48 shqiptarë të armatosur të vrarë në Dubravë’’, i mbijetuari i masakrës reagon ashpër ndaj ekspozitës në shesh

Insajderi
27 March 2026 - 19:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
‘’48 shqiptarë të armatosur të vrarë në Dubravë’’, i mbijetuari i masakrës reagon ashpër ndaj ekspozitës në shesh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I mbijetuari i masakrës së Dubravës, Sadik Zeqiri, ka reaguar ndaj ekspozitës që është vendosur në sheshin e Prishtinës ku ekspozohen masakrat e kryera nga regjimi serb në Kosovë.

Mes tjerash në të thuhet  se në masakrën e Dubravës, mes të vrarëve kanë qenë 48 shqiptarë të armatosur.

Zeqiri ka thënë se në Dubravë s’ka pasur të burgosur të armatosur, dhe se, të gjithë ata kanë qenë ‘’duarthatë dhe të pambrojtur’’.

Këtë, i mbijetuari i kësaj masakre, e ka cilësuar si shtrembërim i së vërtetës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Turp! Po shtrembërohet e vërteta në sheshin e Prishtinës

Historia nuk është lodër që mund ta shtrembëroni me disa tabela të pasakta. A e keni parë çfarë keni shkruar për masakrën e Dubravës?

Si është e mundur të pretendoni se 48 shqiptarë të armatosur dhe 58 civilë janë vrarë në Dubravë? Nga i keni marrë këto “fakte”? Në Serbi?

Në Dubravë nuk ka pasur të burgosur të armatosur. Të gjithë kanë qenë duarthatë dhe të pambrojtur.

E vërteta është kjo: 116 të burgosur shqiptarë janë vrarë, ndërsa ende figuron i zhdukur Ukshin Hoti. Mbi 400 të tjerë janë plagosur.

Kjo nuk është thjesht gabim – është shtrembërim i rëndë i së vërtetës.

Turp për këtë. Edhe një kërkim-falje nuk mjafton.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark