Insajderi
Lajme

Policia arreston një person, dyshohet për vjedhjen e 400 eurove dhe 800 dinarëve në Mitrovicën Veriore

Insajderi
27 March 2026 - 21:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia  arreston një person, dyshohet për vjedhjen e 400 eurove dhe 800 dinarëve në Mitrovicën Veriore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Mitrovicën Veriore është arrestuar një person i kërkuar për veprën penale ‘’vjedhje’’.

I arrestuari, I.R, para disa ditësh i kishte vjedhur 400 euro e 800 dinarë nga një person.

“Rasti është raportuar nga ankuesi, i cili ka deklaruar se derisa ndodhej në ambientet e stacionit të autobusëve, një person i panjohur, nën presion, i kishte vjedhur 400 euro dhe 800 dinarë të Serbisë dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur. Pas një pune intensive-hetimore nga zyrtarët policorë të stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, është arritur të bëhet identifikimi dhe sot është bërë arrestimi i të dyshuarit me inicialet I. R. (1974). Arrestimi i tij është bërë në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut. I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku në lidhje me rastin ka shfrytëzuar të drejtën e tij për t’u mbrojtur në heshtje’.

Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që personi të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa i njëjti do të hetohet për veprën penale ‘vjedhje’.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark