Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pezulluar lejen për ekspozitën që ishte vendosur në sheshin e Prishtinës ku ekspozohen masakrat e kryera nga regjimi serb në Kosovë. Mes tjerash në të thuhet se në masakrën e Dubravës, mes të vrarëve kanë qenë 48 shqiptarë të armatosur.
Rama tha se ekspozita paraqet version të pasaktë dhe se dhe se është fyerje e drejtpërdrejtë ndaj viktimave.
“Ekspozita e financuar nga Kuvendi i Kosovës paraqet një version të pasaktë dhe të papranueshëm të Masakrës së Dubravës. Kjo është e papranueshme dhe përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Për këtë arsye, sonte menjëherë e pezullojme lejen për këtë ekspozim në sheshin e Prishtinës. Njëkohësisht, kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë skandaloze”.
Në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë është vendosur e ashtuquajtura ekspozita “masakrat në Kosovë 1998-1999”. Ekspozita bazohet në librin e Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.
Ekspozita në fjalë ka ngjallë reagime e kritika, për shkak se aty ndër tjerash, thuhet se në Masakrën e Dubravës, janë vrarë 48 shqiptarë të armatosur e 58 civilë të paarmatosur.
Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Kurtit, në reagim tha se për përpilimin e listës së të vrarëve, janë mbështetur në listën e të vrarëve nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Humanitarian Law Center (HLC), organizatë e udhëhequr nga Natasha Kandiqit.