Insajderi
Lajme

Përdhosje e fyerje- Rama largon nga sheshi ekspozitën e ish-këshilltarit të Kurtit

Insajderi
27 March 2026 - 22:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përdhosje e fyerje- Rama largon nga sheshi ekspozitën e ish-këshilltarit të Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pezulluar lejen për ekspozitën që ishte vendosur në sheshin e Prishtinës ku ekspozohen masakrat e kryera nga regjimi serb në Kosovë. Mes tjerash në të thuhet  se në masakrën e Dubravës, mes të vrarëve kanë qenë 48 shqiptarë të armatosur.

Rama tha se ekspozita paraqet version të pasaktë dhe se dhe se është fyerje e drejtpërdrejtë ndaj viktimave.

“Ekspozita e financuar nga Kuvendi i Kosovës paraqet një version të pasaktë dhe të papranueshëm të Masakrës së Dubravës. Kjo është e papranueshme dhe përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Për këtë arsye, sonte menjëherë e pezullojme lejen për këtë ekspozim në sheshin e Prishtinës. Njëkohësisht, kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë skandaloze”.

Në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë është vendosur e ashtuquajtura ekspozita “masakrat në Kosovë 1998-1999”. Ekspozita bazohet në librin e Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.

Ekspozita në fjalë ka ngjallë reagime e kritika, për shkak se aty ndër tjerash, thuhet se në Masakrën e Dubravës, janë vrarë 48 shqiptarë të armatosur e 58 civilë të paarmatosur. 

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Kurtit, në reagim tha se për përpilimin e listës së të vrarëve, janë mbështetur në listën e të vrarëve nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Humanitarian Law Center (HLC), organizatë e udhëhequr nga Natasha Kandiqit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark