Insajderi
Lajme

Ahmeti konfirmon bastisjen e shtëpisë së ish-drejtorit të kadastrës

Insajderi
27 April 2016 - 10:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka konfirmuar se është bastisur shtëpia e ish-drejtorit të Kadastrës në Komunën e Prishtinës, Sabedin Haxhiu.

Sipas Ahmetit, krimi i organizuar ka qenë i thellë dhe gjithëpërfshirës nga qeverisja e kaluar në Prishtinë.

“Këto bastisje që po ndodhin sot tashmë kanë prekur edhe ish drejtuesit në Komunë e ndërmarrje publike të Prishtinës. Sabedin Haxhiu ka qenë edhe drejtor në kadastër edhe drejtor i Ndërmarrjes Publike Banesore”, ka thënë ai.

“Ka më shumë se dy vite që flasim për atë që ka ndodhur në komunën e Prishtinës, prej ndërtimeve pa leje e deri te tjetërsimet e pronave komunale. Kemi thënë që shifrat janë marramendëse. Kemi deponuar kallëzime penale e kemi kërkuar hetime urgjente”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

“Besoj se po bëhet dita ditës me e qartë se pse gjithë ajo zhurëm në Kuvendin Komunal. Po ashtu, po bëhet më e qartë se pse nuk duhet të lejojmë kthimin e ndërmarrjeve publike komunale në duar të krimit. Ne nuk do të ndalemi në këtë luftë kundër krimit, korrupcionit dhe të këqijave në vendin tonë.”.

EULEX-i ka filluar sot një aksion të madh për arrestimin e rreth 50 personave për korrupsion e krim të organizuar.  Një ndër ta është edhe deputeti i PDK-së, Azem Syla/Insajderi.com

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark